Home Aktualitet Komediani i njohur sulmon ashpër rrjetet sociale, “Nxisin urrejtje dhe keqinformojnë”
Komediani i njohur sulmon ashpër rrjetet sociale, “Nxisin urrejtje dhe keqinformojnë”
0

Komediani i njohur sulmon ashpër rrjetet sociale, “Nxisin urrejtje dhe keqinformojnë”

0
0

Komediani i njohur Sasha Baron Cohen ka sulmuar ashpër Facebook dhe gjithë mediat e tjera sociale për nxitje të urrejtjes dhe keqinformim të publikut.

Cohen ka mbajtur një fjalim në Samitin kundër semitizmit dhe urrejtjes organizuar nga Liga kundër shpifjeve, një organizatë që lufton këto fenomene.

Në fjalimin e tij të gjatë Cohen e ka konsideruar Facebook si makinerinë më të madhe të propagandës të të gjitha kohërave.

Madje ai ka guxuar edhe më shumë duke thënë se kjo platformë që nuk i bën veting reklamave politike për vërtetësinë e tyre do të lejonte edhe vetë Hitlerin të bënte propaganda përmes saj.

Mediat sociale sipas Cohen vitet e fundit kanë ndërmarrë disa hapa për të luftuar përhapjen e urrejtjes dhe dhunës, por të gjitha kanë qenë sipërfaqësore dhe aspak efektive.

Komediani vuri theksin tek rëndësia që ka rishikimi i politikave të rrjeteve sociale falë të cilave sot kemi shifra alarmante të dhunës, urrejtjes, bulizmit dhe diskriminimit.

Cohen u ndal gjithashtu edhe tek fjalimi i Zuckerberg  një muaj më parë i cili u shpreh hapur kundër ligjeve dhe rregullave të reja në kompani si Facebook, Google, apo YouTube, por që sipas tij të gjitha argumentat e dhëna prej Zuckerberg ishin totalisht absurde.

Në fund të fjalimit të tij Cohen thekson se e gjithë kjo makineri propagande mund të ndalet vetëm nëse i japim prioritet të vërtetës mbi gënjeshtrën, empatisë kundër indiferencës dhe ekspertëve kundër të paditurve.

https://www.youtube.com/watch?v=ymaWq5yZIYM&app=desktop

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ymaWq5yZIYM&app=desktop

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5ImCNlF5EX/