Pak ditë më parë aktori Jul Deda dhe gazetarja Mira Kazhani u përfshinë në një debat publik ku nuk lanë më fjalë fyese pa i thënë njëri tjetrit.
Gjithçka nisi pas një shkrimi që Mira bëri për protestën e Astirit, ku rendiste arsyet përse kjo protestë nuk fitoi simpatinë e njerëzve.
Jul Deda nga ana tjetër duke mos qenë aspak dakord me këtë shkrim i drejtohet Mirës me fjalët fyese ku i përmed jetën private dhe mungesën e një burri.
Aktori e preku përsëri debatin në studion e “Thumb”, ku tha se në fund të fundit ajo ishte thjesht një batutë në fund të mesazhit, ndërsa sqaron se ishte acaruar kryesisht me faktin që Mira nuk ju doli në mbrojtje grave të Astirit.
Juli ka debatuar ashpër edhe me Fatmën e cila i thotë Julit që nëse është burrë ti kërkojë falje publike Mirës, ndërsa Juli thotë se do ti kërkojë falje vetëm nëse ajo i kërkon falje grave të Astirit.
Në fakt situata duket se ka dalë pak jashtë kontrollit pasi biseda mes Fatmës dhe Julit vijoi me tone të ashpra, madje vetë Juli postoi një foto në instagram nga emisioni, ndërsa me humor ka shkruar: “Me gocat e Thumb On, u kapëm për pak për flokësh”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=a1eux8SoRBM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4ZmppIl_mn/, https://www.instagram.com/p/B284AKfJ0qa/