Home ShowBiz Atmosferë festash në shtëpinë e Rudina Magjistarit, moderatorja tregon zbukurimet
Atmosferë festash në shtëpinë e Rudina Magjistarit, moderatorja tregon zbukurimet
0

Atmosferë festash në shtëpinë e Rudina Magjistarit, moderatorja tregon zbukurimet

0
0

Atmosfera e festave ka filluar të ndihet kudo edhe pse jemi ende në muajin nëntor.

Shumica e personazheve të njohur kanë filluar të dekorojnë ambjetet e shtëpisë që në mes të këtij muaji duke e konsideruar këtë periudhe si një prej më të bukurave të vitit.

Një prej tyre është edhe Rudina Magjistari e cila ka postuar në instagram një foto të zbukurimeve që ka blerë për të dekoruar pemën.

Krahas fotos ajo shkruan: “Më duket se aksidentalisht kemi blerë të gjitha llojet e dekorimeve në dyqan. E dua këtë atmosferë! Sa qejf që është nëntor akoma. Një javë me shkëlqim e xixa për të gjithë”

Rudina nuk është i vetmi personazh publik që ka nisur zbukurimet me rastin e festave në shtëpinë e saj.

Shumica e personazheve të njohura këtë vit kanë nisur festat shumë më herët se zakonisht, duke e sjellë atmosferën e festave një muaj e gjysmë para.

https://www.instagram.com/p/B5SBterj9yC/

Link: https://www.instagram.com/p/B5SBterj9yC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3CkvLNjDti/