Tërmeti që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka sensibilizuar shumë personazhe publik të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre dhe janë solidarizuar në një situatë të tillë.
Një prej tyre është edhe këngëtarja Rita Ora e cila është solidarizuar me viktimat dhe tragjedinë që preku vendin.
Ajo është shprehur e tmerruar nga situata në Shqipëri dhe u lutet të gjithëve të ndihmojnë në këtë situatë krizë.
“Kjo është një ditë e tmerrshme për Shqipërinë, kam familjarë dhe miq në Shqipëri, kështu për ditëlindjen time po ju bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë donacione për këtë situatë. Të gjitha lutjet e mia shkojnë për Shqipërinë”, shkruan këngëtarja në një foto të postuar në instastory.
Këngëtarja edhe më herët ka shprehur solidaritetin e saj në një situatë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/ritaora/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3idG_7DsHT/