Home Aktualitet “Si nuk i thashë dil nga shtëpia”, flet shoku i ngushtë i njërës prej viktimave
“Si nuk i thashë dil nga shtëpia”, flet shoku i ngushtë i njërës prej viktimave
0

“Si nuk i thashë dil nga shtëpia”, flet shoku i ngushtë i njërës prej viktimave

0
0

30 vjeçarja Diena Meçaj Karanxha së bashku me të bijën 8 vjeçare ishin ndër viktimat e tërmetit tragjik që deri tani ka shkaktuar 41 viktima.

Diena ishte piktore dhe vite më parë kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur të shoqin.

Shoku i saj i ngushtë i ftuar në “Ftesë në 5” në “Top Channel”, tregon momentet e fundit kur ka komunikuar me Dienën.

Ai tha në studio se shtëpia e Dienës nuk ishte dëmtuar thuajse fare, madje ajo e kishte ndier tërmetin e parë dhe kishte bërë status në Facebook, ndërsa më pas kishin komunikuar bashkë për tërmetin.

“Nuk e di pse i thoja Zotit sot gjatë gjithë ditës, si nuk thashë dil përjashta që mos të kapë muri”, u shpreh ai gjatë emisionit të pasdites.

Diena u nxorr e gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda.

https://www.instagram.com/p/B5YUEUVFpMh/

Link: https://www.instagram.com/p/B5YUEUVFpMh/