Tërmeti live në studio, ja reagimi i gazetares
0
0
Një tjetër tërmet 5,1 ballë është rregjistruar rreth mesditës së sotme i shoqëruar me lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.
Këto lëkundje u ndien edhe në studion e News 24 gjatë kohës kur moderatorja Nisida Tufa ishte në lidhje direkte me një gazetar që po raportonte situatën nga Durrësi.
“Ka lëkundje tani, edhe këtu po ndihet”, thotë gazetarja gjatë transmetimit direkt ndërsa shikon se si lëkundet toka në pamjet direkt nga Durrësi.
Gazetari në terren ishte duke raportuar një moment nga operacionet e kërkim shpëtimit kur u ndien lëkundjet e një tjetër tërmeti.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=BiNNM1Idt_A&feature=emb_err_watch_on_yt