Zjarrfikësi hero tregon përjetimet gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit
Luan Kapaj është një prej zjarrfikësve që kanë asistuar në terren në operacionet e kërkim shpëtimit që prej mëngjesit të 26 nëntorit.
I ftuar në “Ftesë në pesë” në studiot e “Top Channel”, ai ka treguar situatën e tensionuar dhe rëndësinë që ka ruajtja e qetësisë në ato momente.
Ai thotë se në ato momente është e rëndësishme të komunikosh me personat që ndodhet të bllokuar nën rrënoja dhe mbi të gjitha ti ndihmosh dhe jo ti ngarkosh emocionalisht.
Luani ndau në studio historinë e shpëtimit të një gruaje e cila kujtonte se e kishte zënë vetëm dera dhe nuk e dinte që në të vërtetë ishte shembur pallati dhe shpëtimi i saj ishte i vështirë.
Në këtë rast thotë ai nuk mund ti tregohet personit që ndodhet nën rrënoja se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, pasi do të ishte një shok emocional për të.
https://www.instagram.com/p/B5YTtFvFA-7/