Home Aktualitet AKEP mbyll “Jeta Osh Qejf”, faqja përhapte panik me lajme të rreme
AKEP mbyll “Jeta Osh Qejf”, faqja përhapte panik me lajme të rreme
0

AKEP mbyll “Jeta Osh Qejf”, faqja përhapte panik me lajme të rreme

0
0

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur të mbyllë që prej mbrëmjes së djeshme domain e Faqes zyrtare “Jeta Osht Qejf” për Shqipërinë.

Kërkesa në fjalë i ka ardhur AKEP-it nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, sipas së cilës ky portal ka shkaktuar panik përmes përhapjes së lajmeve të rreme në këto ditë të vështira për vendin.

Vetëm një ditë më parë Drejtoria e Policisë përmes një komunikimi zyrtar njoftoi procedimin penal të dy administratorëve të faqes.

Në njoftimin zyrtar ndër të tjera thuhej se këta shtetas përmes faqes kanë shpërndarë një lajmërim në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash në morgun e Tiranës.

Drejtoria e Policisë me këtë rast ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që të marrin masa për të parandaluar të tilla ngjarje në të ardhmen.

Më herët AKEP ka operuar kryesisht në mbylljen e websiteve që ofrojnë lojëra fati onlinë për organizim të paligjshëm të tyre.

Link: https://youtu.be/_wUZsfE5FYA

Burimi i fotos: http://akep.al/