Home Aktualitet Shkon në 51 numri i viktimave, 20 vjeçarja humb jetën në spitalin e Traumës
Shkon në 51 numri i viktimave, 20 vjeçarja humb jetën në spitalin e Traumës
0

Shkon në 51 numri i viktimave, 20 vjeçarja humb jetën në spitalin e Traumës

0
0

20 vjeçarja Xhesika Biqiku nuk ja doli dot ti mbijetonte plagëve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Vdekja e saj e ka çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti tragjik, ndërsa mësohet se 20 vjeçarja është e para viktimë në Tiranë.

I ati i Xhesikës disa ditë më parë në një intervistë për Ora News nga ambjentet e spitalit të Traumës i ka bërë thirrje qeverisë që të sigurojë transportin e saj jashtë shtetit, pasi gjëndja ishte shumë e rënduar.

E reja u godit në kokë nga disa tulla dhe sipas mjekëve transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur për shkak të gjendjes së saj të paqëndrueshme.

Xhesika dhe familja e saj banonin në një pallat në Kombinat i cili u shkatërrua thuajse plotësisht nga tërmeti.

https://www.youtube.com/watch?v=kCsFDDk8wvo&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kCsFDDk8wvo&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kCsFDDk8wvo&feature=youtu.be