Home Aktualitet Rikthimi në shkolla, Ministrja: “Ende nuk e dimë me saktësi”
Rikthimi në shkolla, Ministrja: “Ende nuk e dimë me saktësi”
0

Rikthimi në shkolla, Ministrja: “Ende nuk e dimë me saktësi”

0
0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini duke u nisur nga disa lajme të rrema që qarkullojnë në rrjet për datën kur do të rinisë procesi mësimor në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në vend ka shpjeguar gjithçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shpjeguar se ende nuk ka një datë se kur do të fillojë mësimi dhe kjo për faktin se ende nuk është bërë vlerësimi i infrastrukturës shkollore.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan ministrja krahas një fotoje të shpërndarë në instagram me një njoftim të rremë.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit, procesi mësimor është ndërprerë deri në një urdhër të dytë pasi të jetë vlerësuar se ka kaluar rreziku dhe se godinat janë në gjendje të mirë infrastrukturore për të vijuar normalisht mësimin.

https://www.instagram.com/p/B5dT800ALWp/

Link: https://www.instagram.com/p/B5dT800ALWp/

Burimi i fotos: