Pas tërmetit të 26 nëntorit, Ministria e Mbrojtjes raporton numrin total të pas goditjeve
0
0
Që pas tërmetit të fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit toka vijon të lëkundet ende me disa pasgoditje me intensitet më të ulët.
Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se që prej mëngjesit të tërmetit shkatërrues janë regjistruar në total 1376 lëkundje të tjera të cilat sipas ekspertëve janë mëse normale pas një tërmeti aq të fuqishëm.
Këto lëkundje mund të zgjasin edhe me muaj, por janë të parrezikshëm dhe vijnë gjithnjë duke u qetësuar.
Lëkundje janë rregjistruar edhe gjatë mëngjesit të sotëm ku që prej orës 7 e deri tani janë shënuar të paktën 5 lëkundje të tjera, por me intensitet shumë më të ulët.
Link: http://www.mod.gov.al/index.php
Burimi i fotos: https://pixabay.com/photos/earthquake-seismograph-seismic-wave-3167693/