Reperi Noizy ashtu si dhe shumë të tjerë ka kontribuar duke ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Noizy njihet për mbështetjen e tij edhe në raste të tjera, kryesisht për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ai ka marrë së fundmi një certificatë mirënjohjeje nga bashkia Fier, për kontributin e tij në ndihmë të këtyre fëmijëve.
Reperi gjatë një interviste të dhënë për mediat pas marrjes së certifikatës, ka rrëfyer gjithashtu edhe momentin e tërmetit ku u gjend mes rrënojash me motrën shtatëzanë, të ëmën dhe mbesën.
Këngëtari tregon se si e përjetoi atë moment të tmerrshëm, ndërsa shprehet i lumtur që ai dhe familja e tij dolën të padëmtuar nga tërmeti.
Noizy ju ka qëndruar pranë familjeve në nevojë që në momentet e para të tërmetit ku e kemi parë të shpërndajë ushqime si dhe të gatuajë për personat që u goditën më rëndë nga ky tërmet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=68JecNCsfJ0&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/