Ja kur nis mësimi, Ministrja e Arsimit, jep njoftimin zyrtar për situatën në shkolla
0
0
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar përmes një deklaratë për shtyp se kur do të rinisë sërish mësimi në shkollat që pësuan dëmtime nga tërmeti I 26 nëntorit.
Shahini sqaron se në qarkun Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë, mësimi nis në datë 9 dhjetor, pasi këtyre shkollave u duhet pak më shumë kohë për t’u bërë gati për zhvillimin e mesimit.
Ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera ku është ndërprerë mësimi që prej 26 nëntorit, mësimi do të nisë nesër.
Sipas ministres në ato shkolla ku ka pasur dëmtime të shumta janë marrë masa që nxënësit të transferohen në shkolla të tjera ku zhvillimi i mësimit është i sigurt.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=IKd45RCctI0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3wXVsOg0tg/