Home Aktualitet Xhaxhai rrëfen momentet e fundit të Kelit, “Telefonoi të fejuarën dhe i dha lamtumirën”
Xhaxhai rrëfen momentet e fundit të Kelit, “Telefonoi të fejuarën dhe i dha lamtumirën”
0

Xhaxhai rrëfen momentet e fundit të Kelit, “Telefonoi të fejuarën dhe i dha lamtumirën”

0
0

Klement Çupi ishte një prej viktimave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ai erdhi nga Anglia për fejesën e vëllait, por nuk mundi dot të rikthehet në Angli pranë të fejuarës dhe punës së tij.

Ai luftoi për gati 20 orë nën rrënojat e pallatit të shembur, komunikoi vazhdimisht me forcat speciale, por fatkeqësisht humbi jetën sapo doli.

Xhaxhai i tij Hamza Çupi i ftuar në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ka rrëfyer momentin kur e ka marrë lajmin për shëmbjen e shtëpisë së vëllait.

Ai në këtë tragjedi humbi vëllain, nusen e tij dhe njërin nga nipat Klementin.

Hamzai tregon se si Keli ka kërkuar të komunikojë me të fejuarën në Angli e cila gjithashtu e ka përjetuar shumë keq gjithë këtë ngjarje.

Madje ai thotë se edhe në Angli është mbajtur një ceremoni përkujtimore në ndër të tij nga miqtë, kolegët dhe të afërmit me të cilët punonte dhe jetonte.

https://www.youtube.com/watch?v=BWaiLdXIWs8&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BWaiLdXIWs8&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=BWaiLdXIWs8&feature=emb_err_watch_on_yt