Home ShowBiz Renato largohet nga “Hell’s Kitchen”, zbulohet motivet që e detyruan të marrë këtë vendim
Renato largohet nga “Hell’s Kitchen”, zbulohet motivet që e detyruan të marrë këtë vendim
0

Renato largohet nga “Hell’s Kitchen”, zbulohet motivet që e detyruan të marrë këtë vendim

0
0

Renato Mekolli nuk do të jetë më në krye të “Hell’s Kitchen”.

Njoftimi është dhënë nga vetë autorja e këtij spektakli Zefina Hasani e cila ka shpërndarë një video në instagramin e saj ku prezanton edhe shefin e ri të kuzhinës së ferrit.

Nga nesër kjo kuzhinë do të ketë një tjetër shef i cili vjen nga Athina dhe quhet Alsi Sinanaj.

Ai i ka habitur jo pak konkurentët ndërsa thotë se tani e tutje do të jetë ai shefi i tyre dhe jo Renato.

Autorja e programit sqaron gjithashtu se Renato u largua për arsyet e tij personale nga ky program dhe që ishte i nevojshëm zëvendësimi i tij.

Nga ana tjetër Renato duket se e ka konfirmuar edhe vetë këtë lajm duke shkruar: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten, vazhdimit nuk i dihet… Fund..”, shkruan ai në një shkrim në instastory.

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo një lojë e produksionit, gjithsesi mbetet për tu  parë në vijimësi se çfarë do të ndodhë në të vërtetë.

https://www.instagram.com/p/B5sCrjiAh1x/

Link: https://www.instagram.com/p/B5sCrjiAh1x/

Renato

Link: https://www.instagram.com/renatomekolli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3uWxYnHpK7/