Home ShowBiz U kap mat me një tjetër, këngëtari sqaron situatën ndërsa i kërkon publikisht falje gruas
U kap mat me një tjetër, këngëtari sqaron situatën ndërsa i kërkon publikisht falje gruas
0

U kap mat me një tjetër, këngëtari sqaron situatën ndërsa i kërkon publikisht falje gruas

0
0

Këngëtari i njohur Justin Timberlake u fotografua disa javë më parë së bashku me një kolegen e tij në një bar në disa momente intime.

Në disa foto që qarkulluan në rrjet këngëtarja Alisha Wainwright i vendos dorën në këmbë këngëtarit, ndërsa ky i fundit i shtrëngon dorën në një tjetër foto intime.

Menjëherë pas kësaj situate e cila shkaktoi një furtunë të vërtetë në rrjet, Justin është detyruar të shpjegojë gjithaçka përmes një shkrimi të gjatë në instagram, ku e justifikon këtë sjellje me faktin që e kishte tepruar me pjen, ndërsa i kërkon të falur bashkëshortes së tij.

Kam qëndrur gjithmonë larg thashethemeve, por për hir të familjes, dëshiroj të shpjegoj disa thashetheme që po lëndojnë njerëzit që unë dua.

Disa javë më parë u gjykova në media, por më lejoni të shpjegohen asnjë gjë nuk ka ndodhur mes meje dhe bashkëpunëtores time. Piva shumë atë natë dhe jam penduar për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua ti jap tim biri. I kërkoj të falur gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i vura përballë një situate kaq të sikletshme”, shkruan ndër të tjera këngëtari në statusin e tij në Instagram.

Justin është i martuar tashmë prej 7 vitesh me modelen Jessica Biel.

https://www.instagram.com/p/B5q_HOth4qJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B5q_HOth4qJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HQFOgBAA5/