Home ShowBiz 5 vite bashkë, Tolga i bën Almedës urimin më të bukur në gjuhën shqipe
5 vite bashkë, Tolga i bën Almedës urimin më të bukur në gjuhën shqipe
0

5 vite bashkë, Tolga i bën Almedës urimin më të bukur në gjuhën shqipe

0
0

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saysman bëjnë sot 5 vite bashkë.

Me këtë rast aktori ka shpërndarë një foto në instagramin e tij së bashku me Almedën, ku duken shumë të lumtur dhe të dashuruar së bashku e madje ai zgjedh ta urojë në gjuhën shqipe me një mesazh shumë të veçantë.

Aktori turk ka shkruar një 5 shoqëruar me zemër të kuqe dhe një sy që shërben si hajmali për ti qëndruar larg syrit të keq, ndërsa shkruan në shqip: “Të dua shumë shpirti im”.

Ata të dy janë martuar gati 3 vite më parë, ndërsa tashmë janë prindër të një djali që prej majit të këtij viti.

Vogëlushi Efehan i ka sjellë shumë lumturi familjes dhe ata postojnë vazhdimisht foto e video të veçanta me vogëlushin.

https://www.instagram.com/p/B55nqarnQrV/

Link: https://www.instagram.com/p/B55nqarnQrV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/