Home ShowBiz Puthja e parë nën shi, Marsela dhe Vitmari rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë
Puthja e parë nën shi, Marsela dhe Vitmari rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë
0

Puthja e parë nën shi, Marsela dhe Vitmari rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë

0
0

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha prej gati 2 vitesh janë në një lidhje së bashku.

Të dy këngëtarë të suksesshëm duket sikur e plotësojnë njëri tjetrin në çdo drejtim si në aspektin personal ashtu edhe në atë professional.

Ata kanë folur për herë të parë në “Tv Klan”, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë që në momentet e para kur filluan të frekuentohen.

“Ndonjëherë na marrin mësysh edhe zihemi, por Vitmari është më i qëndrueshëm, ndërsa në femrat jemi më emotive”, thotë Marsela gjatë intervistës, ndërsa ka ndarë me publikun në studion e emisionit “Rudina”, magjinë e puthjes së parë.

Puthjen e tyre të parë ata e konsiderojnë vërtetë magjike, pasi ka ndodhur në një natë kur po binte shi.

“Vitmari vendosi një CD dhe kemi filluar të vallëzojmë në shi, ishte gjithçka sureale dhe aty ndodhi puthja e parë”, thotë Marsela ndërsa rrëfen se gjithçka më pas erdhi natyrshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=9815YGz_-84

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9815YGz_-84

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B58jmiDg6Do/