Home ShowBiz Kim rrëfen momentin më të vështirë në jetë, “Do ta rijetoja sërish sepse fundi ja vlejti”
Kim rrëfen momentin më të vështirë në jetë, “Do ta rijetoja sërish sepse fundi ja vlejti”
0

Kim rrëfen momentin më të vështirë në jetë, “Do ta rijetoja sërish sepse fundi ja vlejti”

0
0

Kim Kardiashian ka qenë gjithmonë e hapur për të treguar eksperiencat e saj lidhur me shtatëzanitë që ka perjetuar deri tani.

Këtë herë ajo ka ndarë me fansat e saj një prej periudhave më të vështira të jetës ku i është dashur të bëjë 5  ndërhyrje kirurgjikale për t’u rikuperuar pas lindjes së fëmijës së dytë.

Në një video ku flet për linjën e saj të korseve ajo ka rrëfyer se ka vuajtur nga Preclampsia një sëmundje që shfaqet vetëm gjatë shtatëzanisë dhe shoqërohet me presion të lartë gjaku si dhe shqetësime të tjera shëndetësore që dëmtojnë organet e brendshme dhe për këtë duhet të tregohet kujdes i jashtëzakonshëm.

Kim ka theksuar se pas lindjes së fëmijës së dytë ka kaluar periudhën më të vështirë të jetës për shkak të vështirësive dhe ndërhyrjeve të shumta që bëri për të rekuperuar dëmët që i shkaktuan dy shtatëzanitë.

Kim ka thënë gjithashtu se është shumë mirënjohëse për fëmijët e saj, pavarësisht se si kanë ardhur ata. Ajo ka falënderuar gjithashtu në këtë video edhe nënat surrugato që mundësuan ardhjen në jetë të fëmijëve të saj.

“Do ta kaloja përsëri atë dhimbje dhe vuajtjet sepse në fund gjithçka ja ka vlejtur” thotë Kim në fund të videos.

Link: https://www.instyle.com/news/kim-kardashian-operations-pregnancy-complications

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5a84R_gKlN/