Home ShowBiz Leonita dhe Graniti zbulojnë portretin e së bijës në foton më të ëmbël familjare
Leonita dhe Graniti zbulojnë portretin e së bijës në foton më të ëmbël familjare
0

Leonita dhe Graniti zbulojnë portretin e së bijës në foton më të ëmbël familjare

0
0

Futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze dy muaj më parë.

Lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes e ka dhënë vetë Graniti dy muaj më parë përmes nje fotoje shumë të veçantë me duart e të treve së bashku.

Pas atij momenti bashkëshortja e Granitit ka postuar disa herë foto të së bijës ku vogëlushja duket si një ëngjëll i vërtetë, por shumë rallë ka zbuluar të plotë portretin e saj.

Këtë herë ajo ka sjellë një foto shumë të veçantë ku ata të dy janë duke mbajtur vogëlushen e cila po fle gjumë në duart e të dy prindërve.

“Familja mbi gjithçka”, thotë Leonita krahas fotos së shpërndarë në instgram e cila është një prej fotove më të ëmbla familjare që keni parë.

Vogëlushja është veshur me një palë kombinoshe të bardha, ndërsa në kokë mban një fjongo të madhe në ngjyrë rozë çka e bën të duket edhe më e bukur.

https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/

Link: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sq87KAhFr/