Home Aktualitet Guxon të imitojë Renaton gjatë emisionit, reagimi i tij na la pa fjalë
Guxon të imitojë Renaton gjatë emisionit, reagimi i tij na la pa fjalë
0

Guxon të imitojë Renaton gjatë emisionit, reagimi i tij na la pa fjalë

0
0

Renato Mekolli shefi i tmerrshëm i kuzhinës së ferrit, çdo të premte tenton t’ua vështirësojë gjithnjë e më shumë punën konkurentëve duke kërkuar prej tyre perfeksion.

Zakonisht Renaton e shohim duke bërtitur nëpër kuzhinë, duke thyer pjata, apo duke ua hedhur në fytyrë gatimin konkurentëve.

Megjithatë ndodh rrallë që Renaton ta shohim edhe duke buzëqeshur apo duke bërë humor me konkurentet.

Këtë herë ai ka vendosur ti kërkojë njërit prej konkurentëve që ta imitojë dhe për këtë vendos ti falë 3 minuta kohë për gatimin e tij.

Konkurenti fillon të sillet nëpër sallë e të bërtasë njësoj si Renato duke shkaktuar të qeshura mes konkurentëve, ndërsa edhe vetë shefi i kuzhinës fillon të qeshë me lotë.

Aq shumë i pëlqeu imitimi Renatos saqë i kërkon konkurentit ta imitojë sërish duke krijuar një moment gazmor në kuzhinë, diçka e rrallë kjo duke pasur parasysh natyrën e tij të rreptë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZJQJ1x0eLZI&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZJQJ1x0eLZI&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BqhpbALmj/