Home Aktualitet Ideja unike, fëmijët e porsalindur futen në çorape Krishtlindjesh
Ideja unike, fëmijët e porsalindur futen në çorape Krishtlindjesh
0

Ideja unike, fëmijët e porsalindur futen në çorape Krishtlindjesh

0
0

Festat e fundvitit janë padyshim periudha më e bukur e vitit gjithë ngjyra, drita dhe gëzim.

Përveç atmosferës së veçantë që sjell kjo festë, një traditë e veçantë e saj, janë edhe çorapet e famshme të cilat mbushen me dhurata dhe vendosen poshtë pemës.

Nga kjo traditë shekullore një spitali në San Antonio të Teksasit i ka lindur një ide krejt origjinale.

Prej disa vitesh tashmë, të gjithë fëmijët që lindin në muajin dhjetor, vendosen në një çorape të kuqe Krishtlindjesh dhe po ashtu ju dorëzohen prindërve kur dalin nga spitali si një prej dhuratave më të veçanta për festat.

Çorapet janë punim dorë të bëra nga një grup vullnetarësh që çdo vit në muajin dhjetor sjellin një atmosferë të veçantë feste në ambjentet e spitalit.

Vite më parë njërit prej punonjësve të këtij spitali i lindi ideja e fëmijëve në çorape Krishlindjesh dhe veç kësaj secilit prej tyre i dhurohet edhe një kapele festive duke e kompletuar dhuratën e veçantë që i vjen një çifti sidomos në periudhë festash.

https://www.youtube.com/watch?v=eGQ6uU9dLbI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eGQ6uU9dLbI

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/assorted-plush-toys-1662350/