Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri shfaqet gjithmonë në formë në fotot e publikuara në rrjetet sociale duke rrëmbyer gjithmonë vëmendjen e të gjithëve.
Këtë herë këngëtarja ka postuar një foto me një pallto të frimës Max Mara dhe që ka kushtuar një mal me para.
Faqja e njohur What they wearin ka publikuar çmimin e palltos së saj e cila ka kushtuar plot 1115 euro.
Palltoja është shumë e bukur me kuadrate ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe që këngëtares në fakt i shkon shumë.
Duke parë se sa e bukur është kjo pallto dhe duke qënë sa bukur rri në trupin e këngëtares, mund të themi se në fakt ja ka vlejtur për çmimin që ka.
Faqja në fjalë publikon vazhdimisht veshjet e personazheve të njohur, të cilët veshin kryesisht firma të shtrenjta, të cilat kapin ndonjëherë shifra ekstreme.
https://www.instagram.com/p/B57q-FUgK8k/Link: https://www.instagram.com/p/B57q-FUgK8k/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/