Home Aktualitet Tmerrohet pasi sheh të bijën në lavatriçe, kjo histori do t’ju lejë pa mend
Tmerrohet pasi sheh të bijën në lavatriçe, kjo histori do t’ju lejë pa mend
0

Tmerrohet pasi sheh të bijën në lavatriçe, kjo histori do t’ju lejë pa mend

0
0

Një baba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tmerruar pasi pa fytyrën e së bijës të rrotullohej në lavatriçe së bashku me rrobat që e ëma kishte vënë për tu larë.

Por fatmirësisht në lavatriçe po lahej një t-shirt me foton e vogëlushes të stampuar sipër, ndërsa nga xhami i lavatriçes mund të shihje të plotë gjithë fytyrën e vogëlushesh.

Kjo skenë e ka tmerruar babain i cili pasi e ka kuptuar se në fakt bëhej fjalë për një bluzë, ka realizuar një foto, dhe ka shkruar një këshillë për të gjithë ata që përdorin lavatriçen.

“Nëse jeni duke larë bluzën me fytyrën e fëmijës tuaj të stampuar në të, ju lutem vendosni një njoftim në lavatriçe ose diçka të ngjashme”, shkruan babai në një foto të shpërndarë në rrjetin imgur, ku ka postuar foton e bërë nga lavatriçja.

Kjo foto dhe historia e tij janë bërë menjëherë virale, duke bërë xhiron e rrjetit, dhe mbi të gjitha duke marrë komente pa fund nga përdoruesit e këtij rrjeti, të cilët pasi kanë parë foton janë tmerruar edhe më shumë nga kjo histori.

bebi ne lavatrice

Link: https://imgur.com/gallery/EKZ7pfN

Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/dads-terrified-after-seeing-baby-21091976

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-looking-searching-clean-2371/