Home ShowBiz Super e guximshme! Afrona shkurton flokët dhe i lyen në ngjyrë blu
Super e guximshme! Afrona shkurton flokët dhe i lyen në ngjyrë blu
0

Super e guximshme! Afrona shkurton flokët dhe i lyen në ngjyrë blu

0
0

Atë e kemi parë gjithmonë bionde, shumë të ëmbël dhe tërheqëse në çdo foto të saj.

Bashkëshortja e Bleros, modelja Afrona Dika nuk ka guxuar asnjëherë me pamjen e saj.

E kemi parë gjithmonë me të njëjtin gjatësi dhe ngjyrë flokësh, ku i vetmi ndryshim është modeli i krehjes.

Megjithatë duket se këtë herë modelja ka guxuar më shumë, duke ndryshuar totalisht pamje.

Atë e shohim me flokë të shkurtër në gjatësinë e supeve, ndërsa ngjyra është një përzierje midis mentes dhe blusë.

Nuk e dimë nëse modelja ka guxuar vërtetë, por duhet pranuar se pavarësisht ndryshimit ajo duket përsëri shumë bukur.

Modelja dhe këngëtari Blero, u martuan në fund të muajit shtator.

Ata lidhën kurorë në një ceremoni në breg të detit ku ishin të ftuar shumë miq dhe familjarë të çiftit.

https://www.instagram.com/p/B6GWbntJKs_/

Link: https://www.instagram.com/p/B6GWbntJKs_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3hvLMgpm3O/