Home ShowBiz Surpriza e Arborit për ditëlindje, Bora organizon festën madhështore për të birin
Surpriza e Arborit për ditëlindje, Bora organizon festën madhështore për të birin
0

Surpriza e Arborit për ditëlindje, Bora organizon festën madhështore për të birin

0
0

Djali i Bora Zemanit sapo ka festuar 5 vjetorin e lindjes dhe mami Bora i ka organizuar me këtë rast një festë madhështore.

Ajo ka mbedhur të gjithë miqtë e vogëlushit në një ambjent festiv ku nuk mungonin lodrat, argëtimet dhe hareja që sollën të gjithë fëmijët së bashku.

Vogëlushi dukej sa i hutuar aq edhe i lumtur për surprizën e veçantë.

Në disa video të shpërndara nga Bora në instagramin e saj, vogëlushi rrethohet nga shokët e tij të kopështit të cilët e përqafojnë dhe i urojnë të gjithë njëzëri ditëlindjen.

Fëmijët ndërkaq i janë bashkuar festës duke luajtur të gjithë së bashku, ndërsa në sfond nuk mungonin tullumbacat dhe një 5 e madhe së bashku me urimin gëzuar ditëlindjen në të gjithë faqen e murit.

Moderatorja ndëkaq ka falënderuar të gjithë shokët e klasës së Arborit të cilët krijuar një atmosferë shumë të këndshme me rastin e ditëlindjes së vogëlushit.

https://www.instagram.com/p/B6K72-HD7Mp/

Link: https://www.instagram.com/p/B6K72-HD7Mp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzK9hP6DVLe/