0
0
Moderatorja është në muajt e fundit të shtatëzanisë ndërkohë vogëlushi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shkurt të vitit që vjen.
Alfio ka postuar në instagamin e tij disa foto shumë të veçanta me Fatmën.
Moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur në krahët e Alfios, ndërsa Alfio në njërën prej fotove përkulet dhe i puth barkun.
Ky portret i tyre është më i veçanti që keni parë ndonjëherë dhe ata të dy duken shumë të dashuruar dhe në harmoni me njëri tjetrin.
“Këtë vit jam i sigurt. Do të fillojë viti i ri në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan Alfio krahas fotove të shpërndara në instagramin e tij.
https://www.instagram.com/p/B6N71khAE9o/Link: https://www.instagram.com/p/B6N71khAE9o/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuoI6PWnE6n/