Afrimi i festave të fundvitit duket se ka angazhuar edhe shkollat e kopështet në kryeqytet për të organizuar koncerte festive.
Pothuajse të gjitha institucionet arsimore në vend kanë angazhuar fëmijët në organizimin e koncertit të fundvitit duke i angazhuar me këngë, recitime dhe improvizime të ndryshme.
Kështu ka ndodhur edhe në shkollën e Fernandos djalit të Çiljetës, i cili është bërë pjesë e koncetit të fundvitit duke recituar në skenë një vjershë për festat e fundvitit.
Këngëtarja e ka filmuar momentin e Fernandos në skenë i cili e ka recituar vjershëm e tij gjithë pasion dhe nuk është ngatërruar aspak duke e bërë krenare mami Çiljetën.
Vogëlushi duket shumë i sigurt në skenë dhe kur i vjen rradha për të recituar ja del mbanë me shumë sukses.
Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5K3ctwAKcc/