Home ShowBiz Shpat Kasapi sërish single, “Fajin e kanë femrat”
Shpat Kasapi sërish single, “Fajin e kanë femrat”
0

Shpat Kasapi sërish single, “Fajin e kanë femrat”

0
0

Këngëtari Shpat Kasapi duket se nuk po gjen rehat lidhur me femrat.

Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, këngëtari tha se vazhdon të jetë beqar dhe se deri tani nuk po gjen dot asnjë femër që ti përshtatet kërkesave të tij.

Ai madje deklaroi se nuk është faji i tij, pasi ai është shumë i mirë, problemi qëndron tek femrat.

Sipas Shpatit femrat me të cilat ka dalë ose janë xheloze, ose janë posesive, ose nuk e duan familjen.

Kjo ka bërë që këngëtari të jetë në hall të madh, pasi nuk po gjen dot asnjë femër që të përshtatet me të.

Ori e ka pyetur gjatë emisionit se ndoshta ka diçka që nuk shkon me të, por ai e mohoi duke e sqaruar se ai është në rregull me veten dhe madje sillet shumë mirë me femrat.

https://www.instagram.com/p/B6Sni8qg54C/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Sni8qg54C/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2pB4EWD9iU/