Moderatorja e njohur Vilma Masha është bërë për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj mëngjesin e ditës së djeshme.
Vilma e ka dhënë vetë njoftimin për lindjen e vajzës përmes një fotoje shumë të veçantë ku shfaqet dora e vogëlushes e cila kap gishtin e të ëmës.
“Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj ndriçoi fort shpirtin”, shkruan moderatorja krahas fotos së veçantë që publikoi.
Moderatorja e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të patur një vajzë, ndërsa mësohet se ka vendosur që ta quajë vogëlushen me emrin e veçantë Sea.
Vilma ka marrë me qindra komente urimi nga miqtë dhe fansat e saj për ardhjen në jetë të vajzës së saj.
https://www.instagram.com/p/B6RIffrlsvR/Link: https://www.instagram.com/p/B6RIffrlsvR/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Odhi3F_k_/