Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por shumë rrallë e kemi parë të postojë foto me të shoqin.
Adelina poston vazhdimisht foto me të birin dhe mikeshat e saj, ndërsa më rrallë me bashkëshortin me të cilin është martuar gati 2 vite më parë.
Por këtë herë këngëtarja ka bërë një përjashtim duke postuar një foto shumë të veçantë së bashku me të shoqin avokatin e njohur nga Maqedonia Serjozha Markov.
Ajo dhe bashkëshorti i saj pozojnë të kapur përdore, ndërsa buzëqeshin të lumtur.
Këngëtarja ka zgjedhur këtë foto për ti uruar atij ditëlindjen, ndërsa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shoqëruar me disa zemra të kuqe.
Megjithatë ajo që na ra në sy në këtë foto është fakti që këngëtarja i ka mbyllur komentet, duke mos i dhënë mundësinë askujt që të shprehë urimet me rastin e ditëlindjes së tij.
Adelina dhe bashkëshorti i saj Serjozha Markov janë martuar tashmë prej dy vitesh, ndërsa kanë së bashku një djalë.
Vogëlushi Jon festoi ditëlindjen e tij të parë disa muaj më parë në një ceremoni shumë të veçantë ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të çiftit.
https://www.instagram.com/p/B6T-LCbFVwq/Link: https://www.instagram.com/p/B6T-LCbFVwq/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/