Home ShowBiz Vetëm 3 vjeç, por jep këshilla me vlerë për jetën, vajza e Teuta Krasniqit na la pa fjalë
Vetëm 3 vjeç, por jep këshilla me vlerë për jetën, vajza e Teuta Krasniqit na la pa fjalë
0

Vetëm 3 vjeç, por jep këshilla me vlerë për jetën, vajza e Teuta Krasniqit na la pa fjalë

0
0

Vajza 3 vjeçare e ish bashkëshortes së Bleros sapo na ka dhënë disa këshilla jete dhe të gjithë mbetëm pa fjalë.

E ëma e vogëlushjes, aktorja Teuta Krasniqi ka postuar në instagram një video të vogëlushes Kaia e cila thotë me çiltërsinë e saj prej fëmije se njeriu duhet të bëhet i mirë se s’duhet të bëhet i keq.

Ndërkaq në sfond dëgjohet zëri i Teutës e cila i thotë të bijës të lumtë goja.

Kjo video e vogëlushes është shumë e veçantë dhe me siguri do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.

Krahas videos, Teuta shkruan: “Një këshillë me shumë vlerë nga Kaia” dhe kjo këshillë mesa duket është pëlqyer nga të gjithë.

Miq dhe ndjekës të aktores kanë reaguar plot humor dhe dashuri ndaj vogëlushes e cila duket vërtetë shumë e ëmbël ndërsa na këshillon të jemi njerëz të mirë.

Kaia është vajza e vogël e Teutës e cila ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e parë me këngëtarin Blero.

https://www.instagram.com/p/B6Tr96fgKyr/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Tr96fgKyr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs_ja6qgmMv/