Robert Berisha ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e 58 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Interpretimi i tij është ndjekur nga shumë njerëz, por një person në veçanti është gëzuar më shumë se të gjithë duke e parë përmes ekranit.
E bija e tij Renee ka qenë duke pikturuar, ndërsa në ekran u shfaq i ati duke kënduar.
Në momentin që vogëlushja dëgjon zërin, ngre menjëherë kokën dhe e gëzuar bërtet babi, ndërsa e lë pikturën dhe shikon gjithë kureshtje performancën e tij.
Roberti e ka shpërndarë këtë moment të veçantë në instgramin e tij duke shkruar poshtë videos: “Të dua Renee”, shoqëruar me disa zemra.
Vogëlushja pasi shikon të atin, kthehet edhe nga personi që po e filmon duke nga treguar se nuk ka pikturuar vetëm fletën, por edhe fytyrën e saj dhe duart, duke bërë që të duket shumë e këndshme.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BizCM-vlzwx/