Home ShowBiz Me foton dhe mesazhin më të bukur, Vesa dhe Big Basta bëjnë Kosovën dhe Shqipërinë bashkë
Me foton dhe mesazhin më të bukur, Vesa dhe Big Basta bëjnë Kosovën dhe Shqipërinë bashkë
0

Me foton dhe mesazhin më të bukur, Vesa dhe Big Basta bëjnë Kosovën dhe Shqipërinë bashkë

0
0

Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të dashura të showbizit shqiptar.

Ata janë të martuar prej disa vitesh, kanë një djalë  dhe kohët e fundit po jetojnë në Zelandën e Re.

Të dy i shohim shumë aktiv në rrjetet sociale, ku postojnë vazhdimisht foto e video shumë të këndshme së bashku.

Këtë herë ata kanë sjellë një foto së bashku, ku shfaqen shumë të dashuruar duke shkëmbyer një puthje, ndërsa krahas fotos shkruajnë: “Kush po mundohet me e nda Kosovën me Shqipërinë, ju përshëndesim përzemërsisht”.

Mesa duket ata të dy janë nxitur nga ngjarjet e fundit ku Kosova nuk ishte pjesë e Samitit për Minishengenin Ballkanik, për të treguar se në fakt Kosovën dhe Shqipërinë nuk i ndan dot askush, duke bërë shembull historinë e tyre të dashurisë.

Kjo foto e tyre ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ana e fansave të çiftit, të cilët kanë vlerësuar dashurinë e tyre, por edhe mesazhin e përcjellë.

https://www.instagram.com/p/B6XQNYnJH4w/

Link: https://www.instagram.com/p/B6XQNYnJH4w/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhL_S0J8RE/