Home ShowBiz E pabesueshme! Këngëtari i njohur shkëputet nga muzika, zbulohet arsyeja e këtij vendimi
E pabesueshme! Këngëtari i njohur shkëputet nga muzika, zbulohet arsyeja e këtij vendimi
0

E pabesueshme! Këngëtari i njohur shkëputet nga muzika, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

0
0

Këngëtari i hiteve si “Perfect”, “Photograph”, “Shape of you” e shumë të tjera si këto ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika për pak kohë.

Ed Sheeran e ka dhënë njoftimin në faqen e tij në instagram ku thotë se so të shkëputet për pak kohë nga gjithçka për t’ju dedikuar vetes dhe udhëtimeve.

Kjo kohë sipas këngëtarit do ti  shërbejë atij për të ardhur në të ardhmen me projekte edhe më ambicioze.

Në statusin e tij në instagram Ed premton gjithashtu se nuk është shkëputur përgjithmonë, por do të rikthehet sërish në kohën e dukur, kur të ketë jetuar gjëra të reja dhe të ketë për çfarë të shkruaj.

Më konkretisht në statusin e tij këngëtari 28 vjeçar shkruan: “Përshëndetje të gjithëve, do të bëj një shkëputje sërish. Turet dhe epoka artistike ma kanë ndryshuar jetën në shumë mënyra, por tani është koha të dal jashtë dhe të shoh më shumë botën. Kam punuar pa fund që prej 2017, kështu që tashmë do të bëj një pushim për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar. Do të jem gjithashtu larg rrjeteve sociale deri sa të vijë koha për tu kthyer. Për miqtë dhe familjarët do të shihemi, kur të shihemi, ndërsa për fansat faleminderit që keni qenë të mrekullueshëm. Premtoj se do të kthehem sërish me muzikë të re kur të jetë koha e duhur kur të kem jetuar gjëra të reja dhe të kem për çfarë të shkruaj”, përfundon statusi i këngëtarit.

Mesa duket Ed Sheeran ka vendosur ti dedikojë vetes më shumë kohë dhe ky lajm në fakt i ka mërzitur fansat e tij.

Ata i kanë shkruar këngëtarit se do ta presin me padurim rikthimin e tij.

https://www.instagram.com/p/B6dFOwZB6Jn/

Link: https://www.instagram.com/p/B6dFOwZB6Jn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5nkxMoh-L9/