Home ShowBiz Surprizë për festa, Ledri i realizon ëndrrën vajzës së vogël
Surprizë për festa, Ledri i realizon ëndrrën vajzës së vogël
0

Surprizë për festa, Ledri i realizon ëndrrën vajzës së vogël

0
0

Festat e fundvitit janë një rast i mirë për të shprehur dëshirat sidomos për fëmijët, të cilët i shkruajnë babagjyshit letra për lodra e dhurata.

Megjithatë ka edhe nga ata fëmijë që kanë dëshira pak më të veçanta, ashtu siç ka ndodhur me këtë vogëlushe nga Kosova.

Ajo i ka shkruar një letër babagjyshit pak ditë më parë ku i shprehte dëshirën për të takuar këngëtarin Ledri Vula dhe mesa duket babagjyshi ja paska plotësuar dëshirën vajzës dhe ajo e ka takuar idhullin e saj.

Këtë histori të veçantë e ka treguar vetë këngëtari përmes një postimi në instagram të letrës së vajzës dhe me pas të një fotoje së bashku.

Krahas fotos Ledri shkruan: “Bëhuni të mirë fëmijë, të gjitha ëndrrat realizohen”, ndërsa ky veprim i tij është pëlqyer dhe komplimentuar nga të gjithë fansat dhe miqtë e këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/B6c88DJBCXH/

Link: https://www.instagram.com/p/B6c88DJBCXH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzuzfU9hFqG/