Home ShowBiz “Çtë bën fëmija…”, ja çfarë detyrohen të bëjnë Ledina me të shoqin për festa, do të qeshni me lotë
“Çtë bën fëmija…”, ja çfarë detyrohen të bëjnë Ledina me të shoqin për festa, do të qeshni me lotë
0

“Çtë bën fëmija…”, ja çfarë detyrohen të bëjnë Ledina me të shoqin për festa, do të qeshni me lotë

0
0

Ledina Çelo jeton prej vitesh në Gjermani së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj.

Si në çdo familje edhe në familjen e saj kanë filluar të ndihen festat e fundvitit sidomos tek fëmijët.

Ledina ka shpërndarë disa video e foto festive ku na prezanton me bredhin dhe zbukurimet në shtëpinë e saj.

Gjithashtu ata janë mbledhur të gjithë së bashku për të parë “I vetëm në shtëpi”, ndërsa i gëzohen atmosferës festive së bashku me fëmijët.

Mesa duket ata të dy janë vënë totalisht në dispozicion të fëmijëve, pasi në një foto ku shfaqen së bashku i shohim me syze festive në shenjën e notave muzikore duke trokitur gotat e shampanjës.

Ledina ka veshur një palë pantallona dhe një kanatjere në ngjyrë të kuqe, ndërsa i shoqi ka veshur një robëtishan peshqir në ngjyrë të bardhë.

Këngëtarja ka marrë pozën e një kokete duke zgjatur buzët me gotën në dorë, ndërsa i shoqi shikon në drejtim të saj.

Krahas fotos ata shkruajnë: “Çtë bën fëmija”, çka nënkupton se janë detyruar të pozojnë në këtë mënyrë prej fëmijëve.

 

LEdina

Link: https://www.instagram.com/ledinacelo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUdOcLnTDY/