Home Aktualitet Homazh për viktimat e tërmetit, “Top Channel” emocionon me këngën e fundvitit
Homazh për viktimat e tërmetit, “Top Channel” emocionon me këngën e fundvitit
0

Homazh për viktimat e tërmetit, “Top Channel” emocionon me këngën e fundvitit

0
0

Si çdo fundvit edhe këtë herë stafi i Top Medias ka publikuar në mesnatë këngën me të cilën uron gjithë shqiptarët me rastin e festave.

Këtë vit ata kanë përzgjedhur këngën “Ende ka shpresë”, të Miriam Canit dhe Alban Skënderaj në ndër të viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi vendin në 26 nëntor.

Figurat e njohura të këtij ekrani si Ledion Liço, Luana Vjollca, Eno Popi, Edi Manushi si dhe shumë të tjerë shfaqen duke kënduar pasazhe të kësaj këngë.

Gjatë klipit këndon gjithashtu edhe Miriami e Albani, ndërsa në fund të gjithë shfaqet në amfiteatrin e Durrësit duke ndezur qirinj dhe duk i vendosur në mënyrë të tillë që të formonin fjalën bashkë.

Kjo video është shumë emocionuese dhe ideja për realizimin e saj është vërtetë e gjetur për të dhënë shpresë në këtë fundvit edhe për ata që përjetuan tragjedinë.

https://www.youtube.com/watch?v=uMtUSPahn4g

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uMtUSPahn4g