Kartolina më e bukur e festave është ajo e Afërditës dhe Jakub, çifti shprehin dashurinë poshtë pemës
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl, shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.
Këtë ata e tregojnë vazhdimisht me dedikimit, fotot e videot e veçanta ku i shohim gjithnjë bashkë dhe gjithmonë të lumtur.
Ata kanë vendosur që festat e fundvitit ti kalojnë në Amsterdam nga ku kanë shprehur edhe urimet për të gjithë miqtë dhe fansat e tyre.
Modelja ka postuar në instagramin e saj një foto së bashku me të shoqin duke u puthur poshtë pemës gjigande.
“Gëzuar sezonin festiv”, shkruhet mbi foton e cila është padyshim kartolina më e bukur festive që kemi parë.
Ata të dy u martuan verën e vitit të kaluar në një ceremoni madhështore në Miami të Floridës.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JPyvbJEcY/