Home ShowBiz Shpërthen në lotë gjatë emisionit, kjo surprizë e la pa fjalë Rudinën
Shpërthen në lotë gjatë emisionit, kjo surprizë e la pa fjalë Rudinën
0

Shpërthen në lotë gjatë emisionit, kjo surprizë e la pa fjalë Rudinën

0
0

Emisioni i pasdites së djeshme në “Tv Klan”, ka qenë një surprizë për Rudina Magjistarin. Moderatorja është prekur disa herë nga surprizat e shumta që i kanë bërë gjatë emisionit.

Si fillim Rudina është surprizuar nga bashkëshorti dhe e bija të cilët i kanë dërguar një tufë me lule në mes të emisionit, shoqëruar me një pusullë shkruar nga Mia.

Vogëlushja me shkrimin e saj të bukur i ka dërguar mesazhin më të bukur Rudinës: “Mami të dua”.

Më pas gjatë emisionit Rudina ka marrë disa video mesazhe nga ndjekës të saj në të gjithë botën.

Moderatorja është emocionuar dhe ka derdhur lotë gëzimi, pasi nuk e priste një surprizë të tillë përgatitur nga stafi i saj me rastin e festave.

Rudina Magjistari prej vitesh drejton emisionin e pasdites në “Tv Klan”, duke u bërë figura më e dashur e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=UaeXErX3LWU&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UaeXErX3LWU&feature=youtu.be

https://www.instagram.com/p/B6gWpxtDPvA/

Link: https://www.instagram.com/p/B6gWpxtDPvA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5-oiNHDKJ1/