Home ShowBiz Eneda flet pas divorcit.. “Po, është dikush në zemrën time…”
Eneda flet pas divorcit.. “Po, është dikush në zemrën time…”
0

Eneda flet pas divorcit.. “Po, është dikush në zemrën time…”

0
0

Eneda Tarifa një prej këngëtareve më të dashura për publikun e cila rrëmbeu së fundmi trofeun e këngës magjike, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

E ftuar në emisionin “Soiree” në “Top Channel”, Eneda është pyetur nëse është dikush në zemrën e saj dhe këngëtarja pa hezituar është përgjigjur po.

Ajo tha se në zemrën e saj zë një vend shumë të madh e bija, ndërsa atë vendin e vogël ka vendosur t’ja kushtojë vetes dhe askujt tjetër.

Në këtë mënyrë Eneda ka treguar se nuk ka vend për askënd tjetër në jetën e saj përveç të bijës dhe vetes.

Eneda dhe partneri i saj prej shumë vitesh Erjon Zaloshnja i dhanë fund marrëdhënies së tyre gati dy vite më parë.

Këngëtarja nuk e sqaroi asnjëherë motivin e ndarjes, por që prej asaj kohe nuk e kemi dëgjuar të përflitet për ndonjë lidhje të re.

https://www.youtube.com/watch?v=VWSh6y3CMV4&t=1556s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VWSh6y3CMV4&t=1556s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6d3Duglrad/