Home ShowBiz Martohet Damiano i Big Brother, publikohen momentet e veçanta nga dasma
Martohet Damiano i Big Brother, publikohen momentet e veçanta nga dasma
0

Martohet Damiano i Big Brother, publikohen momentet e veçanta nga dasma

0
0

Ish banori i Big Brother Damiano Agalliu i ka dhënë fund beqarisë përmes një ceremonie të veçantë mes miqsh e të afërmish.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në instagram ku ka postuar një foto së bashkë me bashkëshorten shkëputur nga ceremonia e dasmës.

Damiano ka falënderuar të gjithë miqtë dhe pjesëmarrësit në ceremoni në ditën e ëndrrës së tij që u realizua mbrëmë, siç thotë ai në statusin që ka shpërndarë në instagram.

Partnerja e tij është një brune simpatike e cila ka shkëlqyer me fustanin e bardhë shumë të veçantë gjatë gjithë ceremonisë.

Në dasmën e Damianos ishin të ftuar edhe disa personazhe të njohur të cilët kanë shpërndarë momentet më të bukura nga dasma e tij, ndërsa nuk kanë munguar urimet me këtë rast.

https://www.instagram.com/p/B6koTtGl-lY/

Link: https://www.instagram.com/p/B6koTtGl-lY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6fsmyaFf8N/