Australia anulon festën e fishekzjarreve, ja çfarë ndodhi
Hedhja e fishekzjarreve është një traditë që respektohet çdo fundvit në momentin e ndërrimit të viteve.
Kur akrepat shënojnë 00:00, në çdo vend të botës fillon spektakli i fishekzjarreve, i cili sjell një atmosferë shumë të bukur.
Mirëpo në Australi këtë vit nuk do të ketë fishekzjarre pasi ndezja e tyre mund të sjellë rrezik për rënie zjarri.
Temperaturat e larta deri në 38 gradë kanë bërë që në kryeqytet të merret ky vendim i cili është një masë sigurie për të shmangur incidentet.
Metereologët kanë parashikuar rritje të temperaturave në ditën e fundit të vitit, ndërsa e gjithë zona është përfshirë nga thatësira dhe mungesa e rreshjeve prej shumë kohësh.
Kjo situatë është e rrezikshme dhe për këtë arsye qeveria nuk do të lejojë ndezjen e asnjë fishekzajrri, madje është ndaluar edhe shitja e tyre.
Link: https://globalnews.ca/news/6346661/australian-cities-snuffing-fireworks/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-fireworks-display-2526105/