Reperi Gjiko feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja i dedikon atij fjalët më të veçanta.
Elita ka postuar në instagram një foto shumë të bukur, ku ata të dy pozojnë duke u puthur.
Sipër fotos shkruhet: “Urime ditëlindjen dashuri”, ndërsa në mesazhin që shoqëron foton Elita i dedikon atij disa fjalë shumë të ëmbla.
“Mezi po pres me u plak me ty, me ti pa rrudhat nën sy, me të përqafu e me të thon që ja dolëm. Edhe shumë ditëlindje me plot shëndet e dashni afër neve! Të duam”, shkruan Elita duke bërë tag këngëtarin.
Gjiko ka lindur në 3 janar të 1992 dhe pavarësisht se mund të mos ta besoni, sot ai bën vetëm 28 vjeç.
Reperi u martua gati një vit e gjysmë më parë me moderatoren Elita Rudi dhe së bashku kën një djalë.
Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht postojnë foto e video së bashku me vogëlushin Zëri.
https://www.instagram.com/p/B62yMvUlrXW/Link: https://www.instagram.com/p/B62yMvUlrXW/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2UMMO-lb47/