Home ShowBiz Niki gati të mbysë Albanin, modelja nxehet me këngëtarin, reagimi i saj na la pa fjalë
Niki gati të mbysë Albanin, modelja nxehet me këngëtarin, reagimi i saj na la pa fjalë
0

Niki gati të mbysë Albanin, modelja nxehet me këngëtarin, reagimi i saj na la pa fjalë

0
0

Këngëtari Alban Ramosaj dhe ish misi Niki Delijorgji po përfliten së fundmi për një lidhje mes tyre.

Zërat lindën menjëherë pas deklaratave që ata bënë për njëri tjetrin në rrjetet sociale, për të vijuar më pas edhe me lajmin e shumëpërfolur për shtatëzaninë e Nikit, por që sigurisht ishte një shaka.

Nuk e dimë në fakt nëse ata janë thjesht dy miq të mirë, apo në të vërtetë janë lidhur me njëri tjetrin, por dimë të themi së bashku shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës.

Në një video të fundit të publikuar në instagramin e Albanit, shohim se Niki për arsye të pashpjeguara është nevrikosur keq me Albanin.

Ajo e shikon gjithë nerva aq sa duket sikur do ta mbysë në ato momente, ndërsa Albani që mesa duket po e shijon këtë situatë, vazhdon ta ngacmojë Nikin duke dashur ta bëjë për të qeshur.

Por modelja vazhdon të jetë e nevrikosur dhe nuk as më të voglën dëshirë të lëshojë pe.

Krahas videos Albani shkruan: “Je kaq e këndshme, kur nevrikosesh me mua”, çka nënkupton se ai mund ta ketë acaruar qëllimisht Nikin, për të nxitur reagimin e saj.

Link: https://www.instagram.com/albanramosaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B01ILzLJUfY/https://www.instagram.com/p/B6D-oi9hZf4/