Home ShowBiz Pas ndarjes nga Romeo, Jonida rrëfen si e ka nisur Vitin e Ri
Pas ndarjes nga Romeo, Jonida rrëfen si e ka nisur Vitin e Ri
0

Pas ndarjes nga Romeo, Jonida rrëfen si e ka nisur Vitin e Ri

0
0

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj prej disa muajsh janë në qendër të vëmendjes.

Fillimisht u përfolën për një lidhje së bashku, dhe këtë e vërtetuan edhe më shumë me një foto të përbashkët publikuar në rrjetet sociale.

Por tashmë duket se mes tyre gjërat nuk shkojnë mirë, pasi shohim që Romeo ka fshirë fotot e përbashkëta me Jonidën, ndërsa këngëtarja deklaroi në “Shiko kush Luan” se aktualisht është single.

Mesa duket ata të dy nuk janë më bashkë, të paktën këtë të lënë të kuptosh shenjat që na kanë dhënë së fundmi.

Megjithatë Jonida duket se e ka nisur mbarë vitin e ri, të paktën kështu thotë në një foto të shpërndarë në instagram ku shkëlqen nga buzëqeshja.

“2020 nisi mbarë, plot e përplot me të qeshura, le të shpresojmë për ditë më të mira plot gaz e hare”, shkruan ajo krahas fotos së shpërndarë në instagram.

https://www.instagram.com/p/B6-Yvu7HV0k/

Link: https://www.instagram.com/p/B6-Yvu7HV0k/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B36cjgznx1s/