Home ShowBiz Këngëtari zbulon emrin e të birit së bashku me portretin e tij të ëmbël
Këngëtari zbulon emrin e të birit së bashku me portretin e tij të ëmbël
0

Këngëtari zbulon emrin e të birit së bashku me portretin e tij të ëmbël

0
0

Këngëtari Skerdi Ago dhe partnerja e tij Vesa u bënë prindër të një djali në fillim të këtij viti.

Njëftimin e dha vetë Skerdi përmes një fotoje të publikuar disa ditë më parë në instagram, ndërsa shkruante dedikimin më të veçantë për të birin.

Sot ai ka zbuluar edhe emrin e të birit, ndërsa poston një foto shumë të veçantë me të birin në duar.

Ai dhe Vesa kanë vendosur ta quajnë të birin Roi dhe në foton e përbashkët, Skerdi shkruan:

“Unë dhe djali im Roi ju falënderojmë përzemërsisht për urimet e bukura!”

Në sfondin e fotos shohim gjithashtu edhe ambjentin e veçantë të shtëpisë që është zbukuar me tullumbaca dhe arusha për të mirëpritur vogëlushin.

Skerdi ka postuar gjithashtu edhe një pamje të tortës për mirë se ardhjen e Roit, e cila ka një palë këpucë bojëqiell sipër dhe është e gjitha e bardhë me detaje në ngjyrë të kaltër.

https://www.instagram.com/p/B7BV_qFDWiZ/

Link: https://www.instagram.com/p/B7BV_qFDWiZ/

skerdid

Link: https://www.instagram.com/skerdiago/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4cmE1kD41V/