Home ShowBiz Renato shpërthen në lotë në mes të spektaklit, zbulohet çfarë do të ndodh në finalen e “Hell’s Kitchen”
Renato shpërthen në lotë në mes të spektaklit, zbulohet çfarë do të ndodh në finalen e “Hell’s Kitchen”
0

Renato shpërthen në lotë në mes të spektaklit, zbulohet çfarë do të ndodh në finalen e “Hell’s Kitchen”

0
0

Këtë të premte në “Top Channel”, do të mbahet finalja e garës së gatimit “Hell’s Kitchen”, ku do të shpallet edhe fituesi i sfidës.

Renato Mekolli ka zbuluar përmes një videoje të shkurtër se çfarë pritet të ndodhë në natën finale e cila mesa duket do të jetë e mbushur me emocione dhe momente të veçanta.

Në këtë video shohim Renaton si dhe disa konkurentë të prekur dhe me lotë në sy.

“Kjo finale është qarë me lotë në kuptimin e plotë të fjalës”, shkruan Renato në videon e postuar në instagram, ndërsa më herët ka thënë se finalja do të transmetohet live dhe do të ketë shumë surpriza.

Ky sezon i “Hell’s Kitchen”, u shoqërua në fakt me shumë sherre, debate e momente kritike, por që mesa duket në fund do të mbyllet me shume emocion.

Se çfarë do të ndodhë në të vërtetë duhet të presim ta shohim këtë të premte, pasi vetë Renato nuk ka dashur të zbulojë më shumë.

https://www.instagram.com/p/B7BUMgonB74/

Link: https://www.instagram.com/p/B7BUMgonB74/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sV_yWnukB/