Home ShowBiz Pas ndarjes Rudina konfirmon romancën me Mark Frokun, “E dua si partner në jetë dhe biznes…”
Pas ndarjes Rudina konfirmon romancën me Mark Frokun, “E dua si partner në jetë dhe biznes…”
0

Pas ndarjes Rudina konfirmon romancën me Mark Frokun, “E dua si partner në jetë dhe biznes…”

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku janë bashkë dhe këtë e ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme vetë Rudina.

Ajo ka postuar në instagramin e saj dy foto me Frokun me të cilin tashmë përveçse në biznes e ka edhe partner jete.

Lidhja e saj me ish deputetin është përfolur gjatë në media që në momentin që filluan thashethemet për ndarje dhe mesa duket rezulton të jetë e vërtetë e konfirmuar nga vetë Rudina.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete.. eksluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo e dua si partner në jetë dhe në binzes.. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruan ajo krahas fotos së shpërndarë në instagram.

Rudina deklaroi për herë të parë se ishte në proces divorci me të shoqin që në maj të vitit që shkoi.

Ajo ka një vajzë nga martesa me Aleksin, vogëlushen Viktoria e cila pak ditë më parë festoi tre vjetorin e lindjes.

https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/

Link: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B65wGF9noYl/