Ja mbath me vrap se nuk do të flejë, kjo video e djalit të Jonës do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Moderatorja Jona Spahiu është bërë nënë e një djali gati një vit e gjysmë më parë.
Vogëlushi me emrin Raiden erdhi në jetë në shtator të 2018 disa muaj pas martesës së moderatores me partnerin e saj Frenklin.
Raiden është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë e madje ka filluar edhe të mos bindet, apo të bëjë lojëra të këndshme.
Jona ndodhet aktualisht me pushime në Dubai së bashku me bashkëshortin dhe të birit, ky i fundit mesa duket ka dëshirë të luajë edhe pse i ka ardhur ora e gjumit.
Jona ka shpërndarë në instagrm një video shumë të këndshme ku vogëlushi ecën me vrap dhe nuk do t’ja dijë për të ëmën e cila i thotë se i ka ardhur ora e gjumit.
Vogëlushi jo vetëm që nuk bindet të ndalojë, por vrapon edhe më shumë, ndërsa buzëqesh gjatë tentativës për ti shpëtuar gjumit.
Link: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6bC3kAFHri/